Shqiptarët në Zvicër përshëndesin bllokun opozitar shqiptar

Nisma e unifikimit të platformave të partive shqiptare si RDK, DR dhe BDSH është përshëndetur nga Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër. Ky lajm, theksojnë nga BSHZ, i ka bërë të gëzohen pak pas asaj që i ndodhi shqiptarëve këto muajt e fundit.

“Ky unifikim për të cilin tani më flasim me dekada të tëra, edhe pse dikujt i duket si mini-bashkim, në fakt është një bashkim i mirëfilltë kombëtar, duke marrë parasysh angazhimin jetësor të personaliteteve siç janë Prof. Dr. Rufi Osmani, Dr. Kastriot Haxhirexha dhe Mr. Bardhyl Mahmuti. Ne si bashkësi e shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër fuqishëm qëndrojmë pas këtij unifikimi , duke u rreshtuar rreth kësaj nisme të nxitur nga bashkatdhetarët tanë në SHBA të udhëhequr nga ish-kongresisti Joe DioGuardi. Urojmë të mbyllet një kapitull kaq i gjatë për shqiptarët e Maqedonisë me atë që kësaj nisme t’u bashkëngjiten të gjithë pa përjashtim, duke shpresuar se më në fund edhe intelektualët e mirëfilltë të japin kontributin e tyre moral duke inkurajuar popullin se ky bashkim ka qëllime të qarta, të pa luhatshme, ka qëllim që të ngrit vetëdijen popullore”  thuhet në letrën e Bashkësisë të Shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër.

Ato kanë përshëndetur  dhe falënderuar Jozef DiGioguardi-n që sipas tyre bëri të mundshme që ky unifikim i faktorit realisht shqiptarë në Maqedoni të kurorëzohet me sukses dhe të marrë në dorë fatin e popullit i cili tani për tani ka ngelur jetim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button