Konferencë në Shkup: A ka gjasë Shoqëria e Hapur në Maqedoni?

“A ka gjasë Shoqëria e Hapur në Maqedoni?” kështu mban emrin konferenca që do të mbahet sot dhe nesër, në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup me fillim prej ora 11:00, njofton Portalb.mk.

Në konferencë do të diskutohet për gjendjen aktuale të shoqërisë së hapur.

“Shoqëria e Hapur në udhëkryq – kërcënimet globale dhe sfidat për vlerat e shoqërisë së hapur: qasjet dhe strategjitë e mundshme për përgjigje të qëndrueshme dhe të vyeshëm ndaj përpjekjes për ruajtjen e standardeve demokratike”, këtë ka për qëllim të trajtojë paneli i parë i diskutimit ku të pranishëm do të jenë: Maja Bojaxhieva dhe Patrik Gaspar nga nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni dhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Paneli i dytë: “Qytetarët, kultura politike dhe identitetet”, ku do të diskutojnë: Goran Janev, Vlladimir Millçin, Ali Pajaziti dhe Borka Paviçeviq.

Paneli i tretë: “S’ka drejtësi, s’ka paqe”, ku do të diskutojnë: Natasha Gaber Damjanovska, Uranija Pirovska, Natali Petrovska dhe Mirjana Najçevska.

Konferenca do të mbahet edhe nesër, me panelistë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button