Shkëndija me fitore mbylli kampionatin, festë e madhe në sheshin e Tetovës (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës e mbylli me fitore kampionatin në Maqedoni, ku kishte javë që ishte shpallur kampione.

Në ndeshjen e fundit, tetovarët fituan pastër 4-0 ndaj Pelisterit. Golat u shënuan nga Alimi në pjesën e parë, më pas Xhunior dhe dopjeta e Ferhan Hasanit.

Pas 36 takimesh, Shkëndija e mbylli me 29 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje, me 91 pikë në total, plot 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë.

Performanca e shkëlqyer e Shkëndijës, përkthehet edhe tek golat e shënuar, plot 101, dhe vetëm 27 të pësuar në këto 36 javë kampionati.

Pas ndeshjes me Pelisterin në xhiron e fundit të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë pranoi titullin e kampionit për sezonin garues 2017/18. Festa nisi nga stadiumi, ndërsa pas iftarit u “shpërngul” në sheshin e Tetovës, ku kryesia e “kuqezinjëve” kishte përgatitur një koncert me yje të estradës shqiptare si Elita 5, MC Kresha, Lyrical Son, Katriot Tusha, S4MM, Xhevdet Jashari e shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button