Modi do të takohet me Putinin në Soçi
Kremlini ka thënë se Modi dhe Putin do të bisedojnë për “çështje kyçe të zhvillimit të partneritetit të privilegjuar strategjik”, dhe “në agjendë do të jenë edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.
“Do të jetë rast i rëndësishëm që dy liderët të shkëmbejnë mendimet për çështjet ndërkombëtare dhe për perspektivën afatgjatë që ka në fokus forcimin e partneritetit tonë strategjik”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë për Çështje të Jashtme të Indisë.
Takimi mes Modit dhe Putinit vjen pasi Putin ka bërë betimin për një mandat tjetër presidenciale. Po ashtu, raportet mes Moskës dhe Perëndimit në kët5 kohë janë në pikën më të ulët që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, rolit të Moskës në luftën shtatëvjeçare siriane, ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe helmimin në muajin mars të ish-spiunit rus në Britani.