Uta Ibrahimi pushton edhe një majë me 8,516 metra lartësi: ja kujt i falënderohet (FOTO)

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë nga Kosova ka arritur të pushtojë edhe një majë tjetër të lartë, Majën Lhotse 8.516 metra lartësi, përcjell Portalb.mk. Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi në Facebook, duke treguar se ndihet krenare që ka ngritur flamurin Kombëtar dhe të Kosovës në këtë majë.

Pas njoftimin të saj, ajo sot ka falenderuar të gjithë ata që kan ndihmuar që të “pushtohet” edhe Maja Lhost.

“Falemderoj shba PASHTRIKU anëtare e së cilës jam, dhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK e të gjithë komunitetin bjeshkatar të Kosovës, që jo vetëm më kanë ndihmu moralisht po shpesh edhe me daljet nëpër bjeshkë bashk e që më kanë ndihmu në trajnime … e gjithashtu, Shoqata Dajti Alpino Turistik nga Shqiperia, për përkrahje, anëtare e së cilës jam. Faliminderit o njerëz të mirë”, ka shkruar Uta Ibrahimi.

Ka qenë Uta Ibrahimi që ka njoftuar se më 19 maj të 2018, në ora 06:15 ka ngritur flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës në majën e katërt më të lartë në tokë, Maja Lhoste.

“19 Maj 2018, 06:15. E ngjita Majën Lhotse 8,516m, maja e katërta më e larta në tokë, majen time të 3-të nga ekspedita “14 Majet e Himalayave”. Tani edhe në Lhotse, së bashku e ngritem flamurin e kombit shqiptar dhe atë të Kosovës, dhe ndjehem krenare. Këtë ngjitje jau dedikoj të gjithë njerëzve të mirë të vendit tim, që e kanë dëshmu kur e përkahim të njëri tjetrit, ecim të gjithë përpara”, ka njoftuar dje Ibrahimi.

Përndryshe, Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë nga Kosova që ka mposhtur majën më të lartë dhe më të rrezikshme të botës atë të Everestit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button