Të pakënaqur nga “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, grekët rikthejnë në tryezë “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija”

“Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija” sërish rikthehen në tryezë, si opsion më i mirë për zgjidhjen e problemit Maqedoni – Greqi, pasi që propozimi që doli dje nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev – “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, është hedhur poshtë në mënyrë kategorike, njofton Portalb.mk.

Siç shkruajnë sot mediat greke, pasi u hodh poshtë propozimi, kërkohet që emri i ri i Maqedonisë të jetë në pajtueshmëri me propozimin e ndërmjetësuesit e OKB-së, Methju Nimicit.

Të gjitha këto kanë bërë që Greqia të gjej zgjidhje tjera kah, si për shembull në propozimet që në fillim u tha “jo”, e që janë “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija”, pa përkthim dhe sigurisht për përdorim të përgjithshëm. Sipas asaj që shkruan “Ta Nea”, thuhet se propozimi “Nova Makedonija” ka më shumë gjasë të jetë zgjidhja e problemit, krahasuar me atë “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Ndryshe, dje pas takimit të liderëve dhe krerëve shtetëror për problemin e emrit Maqedoni – Greqi, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se propozimi për të cilën janë pajtuar Maqedonia dhe Greqia për emrin e Maqedonisë është “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Qeveria: Republika Ilinditase e Maqedonisë është emër me përcaktim kohor dhe i kënaq të dyja palët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button