Pse Facebook rekomandon shfletuesin Opera?

Para disa ditësh ishte thënë se Facebook është duke u interesuar të blejë shfletuesin mobil Opera, dhe me këtë t’i konkurrojë rivalëve me të cilët ne sot hapim rrjetin social në internet.

Megjithatë, tani gjiganti i rrjeteve sociale edhe më shumë i ka shtuar thashethemet pasi që së fundmi e ka larguar Google Chrome nga lista e saj e rekomandimeve, përkundër faktit se ky është shfletuesi më i përdorur në botë sot.

Në vend të Google Chrome, Facebook e ka vënë shfletuesin Opera, si softuerin e saj të rekomanduar për qasje në rrjetin social.

Sipas njoftimeve zyrtare, Facebook rekomandon Mozilla Firefox, Internet Explorer dhe Opera’n si shfletuesit të cilët japin përvojë më të mirë për përdoruesit, ndërsa ky fakt i shton edhe më tej zërat për një blerje të mundshme të kësaj të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button