Nënkryetari i SHBA-së ka biseduar me Ciprasin- bisedimet të vazhdojnë

Nënkryetari i shtetit Amerikan Pens, mbrëmë ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi në Greqia e refuzoi propozimin Maqedonia Ilinditase, përcjell Portalb.mk.

Nga Shtëpia e Bardhë njoftojnë se Pens “I është falënderuar Ciprasit për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Nënkryetari e ka inkurajuar kryeministrin Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon”, shkruan në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë.

Në njoftim theksohet se Pens dhe Cipras janë pajtuar se para Athinës dhe Shkupit po hapet “një mundësi historike për zgjidhjen e kësaj çështjeje” dhe se “koha është e një rëndësie të madhe”.

Dje, gati të gjithë liderët e opozitës greke kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.

Cipras tërhiqet nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button