Meksika fiton Brazilin

Përfaqësuesja e Meksikës ka realizuar fitore prej 2-0 kundër Brazilit në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Cowboys Stadium në Teksas.

Meksikanët e fituan ndeshjen në pjesën e parë të lojës kur edhe i shënuan të dy golat.

Pas një kundërsulmi, Giovani dos Santos pranoi një top të gjatë nga Pablo Barrera për ta mposhtur portierin Rafael (22’).
Juan ndërhyri në mënyrë të parregullt në Dos Santos dhe u akordua penalti, të cilën e shndërroi në gol Javier “Chicharito” Hernandez (33’).

Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ndërsa lojtarët e Selecaos nuk arritën të ndryshojnë asgjë sa i përket rezultatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button