E konfirmuar: Juve afër transferimit të Emre Can

Juventus janë të bindur se do të jenë në gjendje të kompletojnë transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

24 vjeçari që ka humbur vendin në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi prej kohësh, transmeton Lajmi.net.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, është i bindur se ky transferim është afër për t’u realizuar.

“Ne jemi optimistë për një fund pozitiv të bisedimeve me Emre Can”, ka deklaruar për Mediaset Premium Beppe Marotta.

“Ne shpresojmë të nënshkruajmë me të pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button