Lirohen dy pjesëtarët e FSK-së të arrestuar nga Serbia
Dy pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb të arrestuar nga Serbia të premten , janë liruar.
Lajmin e ka konfirmuar Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili ka thënë se lirimi i tyre është bërë dje, në orën 10:00, transmeton Telegrafi.
Për ndalimin e pjesëtarëve të FSK-së nga ana e Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak, të premten kishte reaguar dhe MPJ e Kosovës.
Kjo ministri në reagimin e saj kishte shprehur indinjatën për sjelljet e Serbisë.
Ndryshe, arrestimi i pjesëtarëve të FSK-së nga ana e Serbisë nuk është rasti i vetëm. Pjesëtarët e Policisë serbe vite më parë kishin arrestuar edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë- Serbi.