20 persona protestojnë përpara Klubit të Deputetëve ku do të mbahet takimi i liderëve (VIDEO)

Rreth 20 persona protestojnë përpara Klubit të Deputetëve në Shkup, ku pritet të mbahet takimi i liderëve i thirrur nga kryeministri Zoran Zaev, për të treguar rrjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit, pas takimit në Sofje me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Qytetarët që protestojnë, mbajnë pankarta në duar dhe fishkëllejnë, duke thirru që të mos ndërrohet emri i Maqedonisë.

Ndryshe, ky grup jo-formal i protestuesve, vazhdimisht shpreh revoltën kur mbahen ngjarje në të cilat flitet për çështjen e emrit. Të njëjtët kanë protestuar edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë në Shkup, Nikos Koxias.

http://portalb.mk/526908-takim-lideresh-ne-shkup-per-propozimin-e-ceshtjes-se-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button