Prishtina kampione e re e Kosovës

Pas fitores prej 4-2 në duelin kundër Vëllaznimit, klubi futbollistik Prishtina është stolisur me titullin e kampionit të Kosovës për edicionin e sivjetmë garues.

Kapitenit të skuadrës, Driton Krasniqi, titullin ia dorëzoi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Nga Superliga u larguan Gjilani dhe KEK-u , ndërsa mbetjen në shoqërinë elite në barazh do ta kërkojë Lepenci.

Anëtar të rinj të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll janë Feronikeli dhe Kosova e Vushtrrisë, ndërsa në barazh për të zënë një vend në elitë do të përballen Lepenci dhe Hajvalia.

Edicioni do të përmbyllet me ndeshjen finale të Kupës së Republikës, ndërmjet Trepçës’89 dhe Ferizajt, e cila do të zhvillohet me 7 qershor në Stadiumin e qytetit në Prishtinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button