Tetë veta janë arrestuar për falsifikimin e parave

Tetë persona të Novo Sellës janë arrestuar me dyshim se kanë falsifikuar para, lajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të dielën policia në klubin e natës “Kalipso”, me lajmërim paraprak, ka konfiskuar tri kartëmonedha prej 1000 dinarësh, të cilat nuk kanë pasur vula të ujshme, kurse më pare kanë qenë në përdorim. 

Në aksionin e policisë së Manastirit janë arrestuar A.J. (1991), T.B. (1994), V.V. (1993), Gj.N.(1988), T.S.(1991), M.M.(1990), R.D.(1989) dhe D.V.(1986), të gjithë nga Novo Sella. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button