Takimi Osmani-Meta: Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në takim zv/kryeministrin e Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë, theksohet se gjatë takimit është diskutuar për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet në Bashkimin Evropian(BE), pas Samitit të Sofjes.

“Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button