Rikthehet Renault Alpine

Këto ditë në “Monaco Gran Prix”, prodhuesi “Renault” e prezantoi konceptin e ri sportiv, Alpine A110-50, dhe kështu në internet u paraqitën edhe fotografitë e para si do të duket. Bëhet fjalë për modelin e parë nën emërtimin Alpine, pas modelit A610 nga viti 1991.

“Renault” me këtë model e shënoi pesëdhjetë vjetorin e brendit, përkatësisht gjysmë shekulli nga modeli legjendar, Alpine Renault A110 Berlinetta. Natyrisht, me këtë njëherësh paralajmëroi edhe rikthimin potencial të Alpine-s në treg.

Modeli Alpine A110-50 është zhvilluar në përkujdesjen e “Renaultsport-it”, ndërsa bazohet në shasinë e përmirësuar të modelit garues, Megane Trophy. E vë në lëvizje motori i vendosur në mes, ai me benzinë 3.5 V6 me forcë prej rreth 400 KF dhe momentin më të madh rrotullues prej rreth 420 Nm.

Në estetikë ndikim të madh pati edhe koncepti ReZir i prezantuar në vitin 2010 në sallonin e veturave në Paris. Më shumë për këtë automobil do të mësojmë ditëve në vijim.

Ajo që duhet përmendur këtu, është se ky nuk është noviteti i vetëm që është duke e përgatitur “Renault”, pasi që ata janë duke punuar me të gjitha forcat që të ofrojnë modele të shumta të reja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button