Fate të kryqëzuara, Lazio-Inter dhe përballja e vitit 2002

Lazio dhe Inter po përgatiten për epilogun e një sezoni emocionues, i cili do të kurorëzojë vetëm një nga këto skuadra me një vend në Champions League.

Skuadra romane dhe zikaltrit do të impenjohen mbrëmjen e së dielës, në një ndeshje që vlen të gjithë sezonin, sjell miliona të ardhura dhe katapulton ekipin në elitën e futbollit kontinental, transmeton Top Channel.

Shumë tifozë të të dyja ekipeve heqin pashmangshmërisht paralele me një ndeshje në të njëjtin stadium, 16 vite më parë. Asokohe në lojë ishte titulli dhe disfata e Interit solli edhe dështimin e zikaltërve mes lotëve për fronin e kampionit.

Në vitin 2002, golat e Christian Vierit dhe Di Biagios dhanë iluzionet e një suksesi komod, por fatet në “Olimpico” ndryshuan shpejt.

Dygolëshi i Karel Poborskýt dhe rrjetat e Simeones dhe Inzaghit përmbysën gjithçka. Si për ironi të fatit, ish-sulmuesi i Lazios, tani në pankinën e romanëve, do të provojë sërish të pengojë Interin.

Nga ajo pasdite, e kthyer në makth për tifozët interistë, mbetën në mendje lotët e brazilianit Ronaldo në pankinë. 75 mijë tifozë ishin në stadiumin “Olimpico”.

Historia e Lazios dhe Interit, kohët e fundit është shkruar shpesh në javët finale, duke diskutuar gjithmonë pikë të vyera.

Megjithatë, kapitujt e historisë nuk fshihen dhe asnjë interist nuk do të mund ta harrojë “5 majin”, por do të shpresojë se këtë të dielë do të mësojë nga e kaluara, duke nisur nga hyrja në Champions.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button