Tetovë, për pesë muaj 202 zjarre, zjarrfikësit me kushte të vështira për intervenime

Rritja e numrit të zjarreve në rajonin e Tetovës është shqetësuese për zjarrfikësit e Tetovës,  duke marrë parasysh kushtet me të cilët punojnë ata si dhe territorin që mbulojnë. Shumica e intervenimeve nga ana e tyre janë bërë nëpër oxhaqe, por kohën e fundit janë shtuar rastet kur shpërthen zjarr te automjetet dhe zjarret në hapësira  të hapura  si në deponi të vogla dhe kosha për mbeturina, shkruan Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2018 kemi pasur 202 intervenime në rajonin e komunës së Tetovës, zakonisht zjarret janë në hapësira të hapura – deponi të vogla dhe kosha për mbeturina, ndërsa gjatë muajve të dimrit  janar dhe shkurt që përfshinë viti 2018 kemi pasur shumë intervenime në oxhaqe“, thotë Uka Aliti udhëheqës i  njësisë kundër zjarrit në Tetovë.

Kushtet e këqija që janë duke punuar  zjarrfikësit e Tetovës e bëjnë  punën e tyre edhe më të vështirë, mos pasja e shkallëve hidraulike e bën që zjarrfikësit e Tetovës të kenë  të pamundur që të intervenojnë në ndërtesa shumë katërshe.

Rasti i fundit ku u përfshi nga zjarri banesa afër shkollës fillore Liria në Tetovë u pa mungesa e pajisjeve të punës së zjarrfikësve të Tetovës gjatë intervenimit në ndërtesa shumëkatëshe.

“Është e vërtete se kemi mungesë të pasjeve të punës, kur bëhet fjalë për  ndërtesa shumëkatëshe vërtete e kemi shumë të vështirë që të ngjitemi lartë, mungesa e shkallëve apo kamionëve e bën punën tonë edhe më të vështirë“, thotë Aliti.

Duke pasur parasysh se kjo njësi kundër zjarrit përveç Tetovës intervenon edhe në 5 komuna të tjera të Pollogut, atëherë ndihmesa nga ana e tyre në këtë drejtim, siç thonë, duhet të jetë e madhe sidomos në sigurimin e pajisjeve të cilat edhe ashtu të vjetruara dëmtohen nga zjarri.

Portalb.mk, ka kërkuar qëndrim edhe nga Komuna e Tetovës në lidhje me atë se cilat janë mundësitë për t’ua përmirësuar kushtet zjarrfikësve, megjithatë deri më tani, ende nuk na kanë dhënë përgjigje.

Zjarri në ndërtesë, ja çfarë thonë nga SPB Tetovë (Foto/Video)

Ndërtesat e larta në Tetovë mund të digjen, pasi zjarrfikësit kanë shkallë për fikjen e zjarrit deri në katin e tretë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button