Vdiq një person nga Manastiri në aksident të rëndë rrugor

Aksident i rëndë në drejtim të rrugës Prilep-Vitolishte ishte fatal për 39 vjecarin Igor Andreevski nga Manastiri. Andreevski sipas informacioneve të policisë kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës së tij Mercedes me çka doli prej rruge.

Andreevski pastaj doli nga vetura e tij dhe u gjet i vdekur në largësi prej 20 metrash nga vetura.

Në aksidentin e vendit të quajtur Fusha e gjatë, në afërsi të manastirit Shën Ilija, janë të lënduar edhe bashkudhëtaret e tij Blagojçe Angeleski dhe Vasko Dimçeski. Ata, informoi Goce Jonzoski nga ndihma e shpejtë urgjente, janë dërguar në spitalin e qytetit të Prilepit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button