Shkëlzen Doli themelon ansambël me emrin e vetë, nesër koncerti i parë

Violinisti që ka bërë emër në filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri e familja e tij me prejardhje gjakovare, Shkëlzen Doli sot në Gjakovë në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka vendosur që të themelojë një ansambël muzikor me emrin e tij, njofton TV 21.

Ansambli muzikor po fillon me qëllim që ta begatojë muzikën shqipe dhe si i tillë do të jetë vend që do t’i mbledhë këngëtarët dhe instrumentistët e më vonë edhe valltarët më në zë të trevave shqiptare.

Ansambli i porsa themeluar, Shkëlzen Doli do të japë nesër mbrëma koncertin e parë pikërisht para gjakovarëve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” me fillim nga ora 20.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button