VMRO këmbëngul për uljen e akcizës së naftës

Deputetët e VMRO DPMNE-së akuzuan se rritja e akcizës negativisht ka ndikuar në buxhetin e çdo familje. Qeveria vendimin e këtillë e ka marrë në kohë të gabuar kur rritet çmimi i naftës nëpër bursat botërore, transmeton Alsat M.

Sipas përllogaritjeve të opozitës, çmimet më të larta të dizelit bëjnë dëm prej rreth 40 milionë euro ndaj industrisë dhe transportit, çmimet e karburanteve kanë shënuar rritje për 30% ndërsa shpenzimet e industrisë për një vit do të rriten për 5,5 milionë euro.

Propozimi i opozitës nuk mori mbështetjen e shumicës në leximin e parë të Komisionit për financim, nën arsyetim se akciza më e lartë nuk e ka goditur shtresën e varfër. Me rritjen e akcizës, sipas pushtetit, të ardhurat buxhetore do të rriten për 30 milionë euro, mjete që do të destinohen për investime në shëndetësi dhe arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button