31 punëtorë ilegal nga Shqipëria kapen në Tetovë

31 shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar të pa lajmëruar dhe kanë punuar në Tetovë, sot në  mëngjes janë zbuluar dhe arrestuar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski, njofton Portalb.mk.

Kontrolli policor është bërë në disa vende të Tetovës, Xhepiçishtit, Porojit dhe Reçicës së Vogël.

“Në aksion janë zbuluar dhe arrestuar 31 shtetas të shqipërisë nga moshat e ndryshme prej 20 deri më 50 vjet, të cilët në mënyrë të pa lajmëruar kanë qëndruar në këtë zonë. Pas mbajtjes së shkurtër të shtetasve shqiptarë, janë dorëzuar në Sektorin për Krim Tejkufitar, migrime, të huaj dhe riadmision për procedurë të mëtutjeshme”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button