Shoqata e Gjykatësve deri te Qeveria: reformat aktuale nuk sigurojnë pavarësi të gjykatave

Shoqata e Gjykatësve sot nëpërmjet një kumtese, ka deklaruar se ndryshimet ligjore aktuale për pushtetin gjyqësor “nuk janë në korrelacion me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit, duke bërë kufizim në përfshirjen reale të gjykatësve në këtë proces” dhe se të njëjtat nuk sigurojnë pavarësi të gjykatave, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, udhëheqësia e Shoqatës së Gjykatësve fton dhe nxit Qeverinë e Maqedonisë dhe opozitën, që të ndërmarrin aktivitete legjislative, të cilat në plan të parë do të kenë interesin e gjykatësve, dhe më pas të miratojnë vendime që do të garantojnë pavarësi të gjyqësorit.

Siç thonë më tej nga Shoqata, këto kërkesa bëhen që të sigurohet drejtësi efikase dhe cilësore për të gjithë, gjë e cila duhet të jetë edhe qëllim i procesit të realizimit të reformave gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button