Në Shkup u mbajt “Parada e maturantëve”

Në pjesën qendrore të sheshit të qytetit të Shkupit u mbajt manifestimi tradicional “Parada e maturantëve 2018”, në të cilën morën pjesë rreth një mijë maturantë të shkollave të mesme në Shkup, si dhe maturantë nga qytete të tjera vendit, mes të cilave nga Struga, Ohri, Strumica, Gjevgjelia dhe Kumanova, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi u lexua porosia kundër dhunës, përmes Radios së Maqedonisë – Radio Shkupi u mor sinjali nga Radio Sllovenia, prej ku u emetua opera e Shtrausit “Lakuriqi”, në të cilën maturantët interpretuan vallen e tyre të kuadrilit.

Maturantët e Shkupit vallëzuan njëkohësisht me bashkëmoshatarët e tyre të 62 qyteteve të vendeve të ndryshme në rajon dhe botë, mes të cilave në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Sllovaki, Turqi, Hungari, Kroaci dhe Mal të Zi.

Në manifestimin ishte i pranishëm kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili në porosinë e tij drejtuar maturantëve theksoi se ata përgjatë tërë jetës së tyre duhet ta mbajnë energjinë dhe entuziazmin, si dhe me përkushtim dhe dashuri të punojnë për atë për të cilën do të përcaktohen.

“Parada e maturës” për herë të parë u mbajt në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni, për herë të parë u organizua në vitin 2007 në Shkup dhe Ohër, nën kujdesin e Qytetit të Shkupit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button