Çfarë ka të veçantë gjaku i 81 vjeçarit që ka shpëtuar më shumë se 2 milionë bebe

“Burri me krahun e artë” 81 vjeçari australian dhuron për herë të fundit gjak, pas 60 vitesh ! James Harrison për më shumë se 50 vite ka shpëtuar rreth 2.4 milionë bebe falë plazmës së gjakut të tij. Gjaku i Harrisonit duket se përmban një antitrup të rrallë (anti-D imunoglobulinë) që përdoret për të prodhuar një medikament, shkruan NewYork Times, transmeton femra.net.

 Ky medikament u jepet grave shtatzënë , gjaku i së cilave zhvillon sëmundjen e rhezusit negative D hemolytic dhe vendos në rrezik jetën e foshnjes së palindur duke sulmuar fetusin. Kur rhezusi i gjakut të nënës nuk përputhet me atë të foshnjes, sistemi imunitar i gruas shtatzënë sulmon qelizat e kuqe të gjakut të fetusit. Janë komponentët e veçantë të gjendur tek gjaku i 81 vjeçarit ato që mund të parandalojnë këto probleme dhe prej gjashtëdhjetë vitesh, Harrison ka kontribuar në prodhimin e medikamenteve që ndalon sulmin e lartëpërmendur.


Përmes analizave mjekët shohin nëse gjaku i nënës ka rhesus negative dhe ajo që ato marrin është një dozë medikamenti (imunoglobuline) për të parandaluar komplikacionet nga mospërputhja e rezusit. Megjithatë pas më shumë se gjysmë shekulli Harrison nuk do të dhurojë më gjak, sepse ka arritur kufirin e modhës për dhuruesit e gjakut në Australi.

Burimi: NewYork Times

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button