Kate Middleton shfaqet për herë të parë pas lindjes

Dukesha e Cambridge, dhe bashkëshorti i saj Princi William janë fotografuar pranë Kështjellës Windsor, aty ku do të realizohet dasma e Harry-t dhe Meghan Markle. Kjo është hera e parë që Kate fotografohet, që nga momenti që doli nga spitali, pasi solli në jetë Princin Louis, gati një muaj më parë, transmeton Revista Class.

Dukesha u shfaq e veshur me një fustan me lule te kuqe dhe blu nga Michael Kors, dhe dukej mjaft bukur si gjithmonë. Gjithsesi,  dalja e parë publike e Dukeshës, do të jetë nesër më 19 maj, në dasmën e Princit Harry-t dhe Meghan Markle. Ajo do të vazhdojë të “pushojë”, meqë në ceremoninë e martesës, ajo nuk ka asnjë rol. Nesër e gjithë bota do t’i ketë sytë në Britani, pasi Meghan Markle dhe Princi Harry do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button