Transporti publik në Tetovë nuk mund të “sakrifikohet” për shkak të taksive

Me 11.05.2018 gjatë vizitës në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev i pyetur se çka po ndodh me premtimet e parealizuara të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, mes të cilave edhe ai premtim për transportin publik në Tetovë, dha deklaratën në vazhdim:

Thoni se në Tetovë nuk ka transport publik, por nuk ka as në pjesën më të madhe të qyteteve deri në Tetovë. Unë mendojë se nuk është koha e përshtatshme për transport publik. E dini se përse, sepse në Tetovë ka me siguri më shumë se 500 familje që jetojnë prej taksive. Nëse realizojmë transportin publik, do të punësohen 5 në njërin ndërrim, 5 në ndërrimin tjetër, dhe nuk ka më tepër se 5 autobus që mund të bredhin nëpër Tetovë. Çfarë do të bëjmë me 500 taksitë? Kur do ta shohim të përshtatshme, mundësi dhe alternativa për punësimin e tyre, do të propozoja që të realizohet transporti publik. Akoma Maqedonia nuk ofron vende pune të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që të kujdesen për familjet e tyre me para të fituara me nder. 

[Burimi: Profili i Facebook-ut të Arianit Xhaferi-it, Eco-Guerrila (prej minutës 2,06 deri në 3,02 të videos), data: 11.05.2018]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev, dhënë në debatin në Qendrën e Kulturës në Tetovë (11.05.2018), në të cilën mes tjerash thotë se nuk është koha e përshtatshme për transport publik”, sepse “në Tetovë ka më tepër se 500 familje të cilat jetojnë prej taksive”, e vlerësojmë si jokonsekuente.

Së pari, në programin e kryetare së komunës Teuta Arifi për zgjedhjet lokale të vitit 2018, në të cilat morri mbështetje të plotë prej kryeministrit Zoran Zaev, një prej premtimeve kryesore është “realizimi i transportit publik në Tetovë”. Atëherë kur Arifi kërkoi besimin e qytetarëve dhe premtoi mbështetje prej qeverisë qendrore, kryeministri Zaev nuk doli me një tezë të tillë për “zgjidhjen” e papunësisë me zvarritjen e implementimit të transportit publik në Tetovë!

Nga ana tjetër, në Komunën e Tetovës tashmë është formuar ndërmarrja publike për transport publik. Dhe sipas asaj që thotë Zaevi në deklaratën e tij: “nuk është koha e përshtatshme për transport publik”, del se kjo ndërmarrje duhet të qëndrojë e “ngrirë”, derisa të rregullohet problemi me papunësinë në Maqedoni?! Atëherë, një prej premtimeve më të rëndësishme për qytetarët e Tetovës, dhënë në programin zgjedhor të Arifi me të cilës ajo kërkoi votat e tetovarëve për mandatin e ri të kryetarit të komunës, duhet të shtyhet për një afat kohor të pacaktuar.

Njëkohësisht, është problem edhe pjesa e deklaratës me të cilën kryeministri Zaev thotë se: “Nëse realizojmë transportin publik, do të punësohen 5 persona në një ndërrim, 5 në tjetrin, nuk do të ketë më tepër se 5 autobus që do të bredhin nëpër Tetovë. Çka do të bëjmë me 500 taksitë? Realizimi i transportit publik nuk do të thotë dhe mbyllje të kompanive të taksive, aq më pak humbje të punës së 500 taksive. Po ashtu ka dallim edhe kualitetin dhe efikasitetin e shërbimeve në transportin publik dhe të kompanive të taksive, dhe kuptohet edhe çmimi. Kështu që, realizimi i transportit publik nuk do të thotë bllokim të plotë të biznesit të taksive. Për shembull, kjo nuk ka ndodhur në Shkup, në Manastir, Prilep…Ndërsa në rajon ka edhe më shumë qytete të përafërta për nga madhësa dhe popullata me Tetovën, ku ka transport publik por punojnë edhe kopanit e taksive dhe taksi individual.

Të theksojmë se edhe mijëra punëtorë, student dhe qytetarë të Tetovës, çdo ditë ballafaqohen me vështirësitë e transportit dhe nuk kanë rrugë tjetër përpos shfrytëzimit të veturave private (ato që kanë), ose janë të detyruar të paguajnë shërbime të shtrenjta duke shfrytëzuar taksi.

Duke pasur parasysh gjithë këtë që u tha më larët, deklaratën e kryeministrit Zaev se “nuk ka kohë të përshtatshme për realizmin e transportit publik” sepse në Tetovë ka më tepër se 500 familje që jetojnë prej taksive”, e vlerësojmë si jokonsekunete. 

BURIME:

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button