Çfarë të bëni kur fëmija bën të kundërtën e asaj që ju i thoni?

Sa herë ju ka ndodhur t’i thoni fëmijës “jo” për diçka dhe të ketë bërë pikërisht të kundërtën e asaj çfarë ju i keni thënë?

Në raste të tilla është e rëndësishme reagimi juaj si prind. Shumë prej jush, fëmijës i kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë, pra me nerva, shkruan Bordo.al. Por është një zgjedhje e gabuar. Ajo çfarë duhet të bëni është ta merrni situatën me qëtësi. Për shembull: Nëse ju sapo keni palosur rrobat dhe fëmija i nxjerr me rrëmujë nga sirtari, mund t’i thoni: Jam lodhur gjithë ditën për këto rroba, ndërsa ti tani po i bën rrëmujë. A mund t’i vendosësh sërish në vendin ku i gjete?

Fëmija nuk ka nevojë që ju ta urdhëroni. Nëse i thoni “nuk do ta bësh këtë”, atëherë është e sigurt që ai do ta bëjë. Pikë së pari duhet t’i jepni argumente bindëse se përse po i thoni që “jo” dhe së dyti, është më mirë që të mos ia jepni në formën e urdhrit, por si një kërkesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button