Bayern konfirmon edhe për një sezon Robben

Bayern Munchen e ka të vështirë të ndahet nga futbollistët që kanë shkruar emrin në historinë e klubit dhe pas firmës me Ribery, nën kontratë edhe për një tjetër sezon do të jetë edhe holandezi, Arjen Robben, transmeton Top Channel.

Kampionët e Gjermanisë kanë konfirmuar rinovimin e kontratës së holandezit deri në 30 qershor të vitit 2019, kur ai do të jetë pak më shumë se 35 vjeç, e ndoshta vendos i gatshëm që të varë edhe këpucët përfunimisht në gozhdë.

Robben u bë pjesë e Bayern Munchen në verën e vitit 2009, pas një eksperience jo shumë të këndshme në Madrid me Realin dhe si pjesë e skuadrës bavareze arriti të fitojë 7 herë titullin në Gjermani, 4 Kupa të Gjermanisë dhe Champions League në vitin 2013, finale në të cilën shënoi edhe golin deciviziv në Wembley kundër gjermanëve të Borussia Dortmund.

Robben e nisi karrierën me Groningen, për të shpërthyer më pas në radhët e PSV për dy sezone. Me ardhjen e portugezit Mourinho në vitin 2004 te Chelsea, ai u bë pjesë e londinezëve për 3 sezone, edhe pse me shumë dëmtime. Në 2007 u transferua te Real Madrid, por edhe aty nuk pati shkëlqim, deri sa në vitin 2009 vendosi transferimin në Mynih. Nga viti 2003 deri në 2017 ai ka qenë pjesë edhe kombëtares së Holandës, ku në 96 ndeshje shënoi 37 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button