fbpx

ASHAAM-i i merr licencën radios “Sllobodna Makedonia”

Këshilli i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale të Maqedonisë në mbledhjen e sotme i morri lejen për emetim radios “Sllobodna Makedonia”, përcjell Portalb.mk.

Vendimi është sjell sot njëzëri, ndërsa pas votimit, kryetari I Këshillit, Llazo Petrushevski, ka shprehur keqardhje për të punësuarit, të cilët siç tha, me siguri veç më një kohët të gjatë janë pa punë.

“Këshilli nuk ka mundësi të tjera përveç se të punojë sipas ligjeve, ndërsa media ka mundësi të tjera, përmes gjykatës të përpiqet ta vazhdojë këtë procedurë”, ka theksuar Petrushevski.

Procedura ka nisur qysh muajin e kaluar, pasi shërbimet e ASHAAM-it pas mbikëqyrjes kanë konstatuar se kjo shtëpi radiodifuzive nuk i përmbush kushtet për të marrë leje për emetim.

Por, siç tha Zoran Trajçevski, drejtori i ASHAAM-it, që nga 8 shkurti i këtij viti, kur u bënë paralajmërimet e para se nuk realizohet koncepti programor për të cilin është lëshuar licenca për transmetim, gjegjësisht nuk është ndërmarrë pothuajse asgjë për të realizuar të paktën 40% e programit me të folur, dhe që atëherë, “roletat në redaksi janë vazhdimisht të mbyllura.”

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close