Meta pret Bushpepën: Lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot Eugent Bushpepën, të cilin e ka falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Meta shkruan se në Facebook se ai lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe në skenën europiane.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruan Meta në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button