PSP në fjalët përfundimtare të rastit “Tank”: Gruevski ka dhënë urdhëru për blerje të mercedesit

Në vitin 2011 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka sjellë vendim për blerje të një veture që do të kushtonte më së shumti 243.000 euro për shkak buxhetit të varfër të Ministrisë, por me ndikimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka kërkuar veturë luksoze, ish-ministrja Gordana Jankulovska ka nënshkruar vendim për furnizim të veturës prej rreth 600.000 eurove, transmeton Portalb.mk.

Kështu prokurori i Prokurorisë Speciale Publike i filloi fjalët përfundimtare të rastit “Tank” për pjesën rreth ndikimit joligjor të Gruevskit për furnizimin e mercedesit luksoz, të cilin nuk kanë mundur ta refuzojnë sepse ishte shef.

“Pse shuma e parashikuar për mercedesin luksoz përnjëherë është rritur?”, pyeti Donev.

Pastaj i theksoi të gjitha dëshmitë se si është manipuluar furnizimi publik nga ana e të aluzuarit të tretë, ish-shefi i furnizimeve publike në MPB. Gjegjësisht, se si me ato kritere me të cilej kërkohej vetura është përjashtuar konkurrenca. Për specifikat teknike që janë theksuar në dokumentacionin e tenderit, ofertë ka dhënë vetëm “Makautostar”.

Për atë në thirrjen publike është paraqitur vetëm kjo firmë sepse vetëm kjo i plotësonte kushtet dhe kriteret për një veturë siç e kërkonin.

PSP e lexoi edhe “bombën” ku Gruevski i thotë Jankullovsës se deri në zgjedhjet lokale do të vozitet me veturën e vjetër, gjegjësisht te vendi ku do ta presin gazetarët dhe qytetarët, ndërsa pas zgjedhjeve lokale, do të themi, siç tha, se e kemi marrë nga MPB.

Jankullovska është veçuar nga procedura e rastit “Tank”.  Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi aktvendim dënues për Gruevskin sepse, siç tha, me vetëdije e ka kryer veprën. Gjithashtu është kërkuar aktvendim dënues edhe për Popovskin për shkelje të ligjit për furnizime publike për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button