Zyrtare: Moyes largohet nga West Ham United

West Ham United e ka konfirmuar largimin e David Moyes nga posti i trajnerit.

Trajneri 55-vjeçar kishte ardhur në nëntor te klubi londinez me marrëveshje deri në  fund të edicionit.

Klubi po ashtu e ka konfirmuar edhe largimin e ndihmsëve su Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay, transmeton Telegrafi.

 David Moyes te West Ham United. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Largimi mund të vije pasi Sam Allerdyce është larguar nga Evertonin dhe ky post ka mbetur i lirë.

West Ham është shprehur se shpreson të emërojë një trajner të kalibrit të lartë brenda 10 ditëve.

 Moyes. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Në top listë janë Paulo Fonseca dhe Rafael Benitez.

 Emra të tjerë janë Sean Dyche i Burnley, David Wagner i Huddersfield dhe Marco Silva, ish-trajneri i Watford.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button