Shilegov kërkon nga shitësit ilegal të ndërpritet bllokada në Bit Pazar

Qyteti i Shkupit u bën thirrje shitësve ilegal të cilët tani tri ditë po bllokojnë rrugën e Bit Pazarit t’i ndërpresin bllokadat dhe t’a pranojnë ofertën e Qytetit të Shkupit, Komunës së Çairit dhe “Skopski Pazarit” që të legalizojnë veprimtarinë e tyre. I pari i Shkupit tha se patjetër të zgjidhet kaosi i krijuar nëpër trotuare nga tezgat të cilat në mënyrë jolegale bëjnë shitjen e produkteve të ndryshme, transmeton Alsat M.

“Kaosi në Bit Pazari i cili është problem shumë vjeçar patjetër të zgjidhet. Qyteti vendosi ta rregulloj këtë pjesë, dhe për këtë qëllim do të rikonstruohen trotuaret, do të vendosen ulëse dhe mbrojtëse lulesh , do të rregullohet stacioni i taksive, do të rekonstruohen dhe ndriçohen rrugët e bulevardit për nga Çarshia dhe do të çlirohen trotuaret nga shitësit mobil”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shilegov tha se nuk ka nevojë për takim mes Qytetit dhe shitësve ilegal sepse ata kanë pasur më herët disa takime mes vete ku janë ofruar zgjidhje të mundshme. Për momentin në Bit Pazar ka 130 vende të lira për tezga të cilat mund t’i marrin me qira tregtarët ilegal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button