MPB kërkon 450 mijë euro dëmshpërblim nga Popovski për furnizimin e 300 veturave të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kërkon 450.000 euro dëmshpërblim nga ish ndihmës-ministri në MPB, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale “Treqind” për keqpërdorim gjatë furnizimit të 300 veturave për policinë. Plotësisht, MPB nga Popovski kërkon edhe 223.000 denarë për harxhimet gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, janë mbajtur fjalët përfundimtare për lëndën “Treqind”, ndërkaq shqiptimi i vendimit do të shpallet më 22 maj në orën 12.

Ndyshe, sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.

Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button