Youface, një Facebook i klonuar

Ndërsa faqet e klonuara të internetit nuk janë një gjë e re në Uzbekistan, tentativa e fundit për të krijuar një rrjet social në këtë vend, ua kalon të gjitha klonimeve të mëparshme. 

Ngjashmëria e Youface.uz me Facebook-un nuk ndalet vetëm te faqja kryesore, por vazhdon edhe në brendësi. 

Themeluesi i kësaj faqeje pranon se në pamje të parë faqja e tij mund të duket si rrjeti më i madh social në botë, por sipas tij kjo është bërë vetëm për të shtuar kuriozitetin e njerëzve që të regjistrohen në rrjet. Ai shpjegon se kur faqja të ketë me shumë anëtarë, gjithçka do të ndryshojë. 

I publikuar më 21 maj, Youface ka vetëm 300 anëtarë. Por themeluesi thotë se ka shpresa të mëdha për faqen e tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button