Johanes Han është i bindur se mund të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit të Maqedonisë

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han në një intervistë për gazetën greke “Te nea”, ka shprehur bindje se mund të arrihet zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin rreth emrit të Maqedonisë. Sipas tij, Samiti në Sofje nuk do të jetë pika vendimtare për atë se a do të ketë zgjidhje, por ajo që është e rëndësishme është kualiteti i marrëveshjes, transmeton Portalb.mk.

“Nëse është e mundur në Sofje, do të jetë edhe më mirë. Por më e rëndësishme është vendosmëria e të dy liderëve që të arrijnë kompromis të pranueshëm për të dy palët. Zgjidhja e problemit nuk është vetëm në të mirë të Maqedonisë, por për të gjithë rajonin”, theksoi Han.

Ai theksoi se në Samitin në Sofje, edhe një herë do të konfirmohet perspektiva evropiane e vendeve të rajonit dhe do të ketë projekte konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button