Zaev pranoi të përballet në duel televiziv me Hristian Mickoskin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka pranuar ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për të zhvilluar një duel debativ në televizion, konfirmuan për MIA-n nga qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Transparenca është një ndër parimet sipas të cilave punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikojmë me opinionin në mënyrë të hapur, përmes përgjigjeve dhe pyetjeve, por edhe përmes debateve dhe dueleve. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i përgatitur për duel televiziv në çdo kohë me Hristian Mickoskin, sepse baza e demokracisë është përgatitja që të përballesh me oponentët politik”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe, mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas seancës së Komunitetit Qendror të partisë e ftoi kryeministrin Zaev të përballen në televizion dhe të diskutojnë për negociatat rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Ai paralajmëroi se me 2 qershor, VMRO-DPMNE do të organizojë protestë kombëtare para Qeverisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button