Thaçi udhëton për në Sofje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë sot për në Sofje të Bullgarisë.

Presidenti Thaçi do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.Zyra për informim e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidenti do të marrë pjesë në tërë agjendën e paraparë për këtë samit, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti udhëton të mërkurën për në Bullgari. Samiti i Sofjes nis zyrtarisht të enjten dhe presidenti do të jetë pjesë e tërë agjendës së planifikuar me liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshën”.

Pas arritjes në Sofje, presidentit Thaçi do t’i organizohet pritje zyrtare nga presidenti bullgar Boyko Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button