Maqedonia ‘zhytet’ në borxhe të reja për të shlyer të vjetrat

Ekspertët e ekonomisë në Maqedoni thonë se marrja e borxheve të reja për të shlyerjen e borxheve të vjetra ndikon negativisht në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Ndërkaq, Qeveria e kryeministri Zoran Zaev është arsyetuar se 16 milionë eurot e marra hua së fundmi do të destinohen për kthimin e borxheve që i ka shkaktuar qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, me realizimi e projekteve joproduktive, përderisa VMRO-DPMNE vlerëson se ekzekutivi në mënyrë të papërgjegjshme i çon qytetarët drejtë varfërisë.

Arben Halili ekspert i ekonomisë për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht nevojës që ka Qeveria e Maqedonisë për të kthyer borxhet, duhet pasur shumë kujdes sepse huamarrjet nuk janë në funksion të ekonomisë, nuk janë në funksion që të mund të gjenerojnë edhe për një kohë të gjatë prodhime dhe shërbime, të cilat më vonë do mund t’i kthejnë mjetet e marra hua.

Ndryshe sipas planit të Strategjisë Fiskale të Ministrisë së Financave, Qeveria në tre vitet e ardhshme duhet të kthejë borxh prej rreth një miliard euro. Institucionet ndërkombëtare disa herë kanë paralajmëruar autoritetet e vendit që të jetë e kujdesshme sa i përket thellimit të borxhit publik dhe marrjes së huave, duke tërhequr vërejtjen se duhet mirë menduar se për se dhe ku duhet destinuar mjetet e marra hua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button