Kryeministri belg: Jam i shokuar nga deklaratat e ambasadores izraelite

Deklarata e ambasadores së Izraelit në Belgjikë, Simona Frankel, e cila përdori shprehjen “terroristë” për palestinezët e vrarë në kufirin e Gazës, shkaktoi reagime në të gjithë shtetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel në një deklaratë për radion RTBF tha se deklaratat e Frankel janë të papranueshme. Ai tha: “Jam i shokuar nga këto shprehje”.

Ai rikujton se që nga fillimi ishte kundër vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Kuds dhe se ka dënuar këtë vendim. “Kërkojmë fillimin e një hetimi ndërkombëtar për ato që ndodhën në Gaza. Ne patëm deklaruar se vendimi i SHBA-ve paraqet një rrezik të madh dhe se do të shkaktojë tragjedi dhe më shumë probleme të sigurisë. Për fat të keq kishim të drejtë”, tha Michel.

Michel tha se është shokuar nga deklaratat e ambasadores izraelite, e cila ka thënë se “Ndjej pikëllim për vdekjen e çdo personi, madje edhe për humbjen e jetës së 55 terroristëve në kufi”. Ajo shtoi se nuk kupton se përse Izraeli po kundërshton një hetim ndërkombëtar.

– “Ambasadorja të japë llogari”

Ndaj deklaratës së ambasadores reaguan edhe Demokratët e Krishterë dhe Flamanë (CD&V) si dhe Partia e të Gjelbërve. Deputetët e partive kërkuan që ambasadorja të thirret urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të dhënë llogari, duke theksuar se deklaratat e saj “janë të pakuptimta”.

Gjithashtu edhe deputeti i CD&V-së me prejardhje turke, Veli Yüksel tha: “Ftoj ministrin e Punëve të Jashtme (Didier Reynders) në detyrë. Ambasadorja e Izraelit në Bruksel të japë llogari për këto deklarata që nuk i përshtaten diplomacisë. Vrasja e civilëve të pafajshëm është e papranueshme. Kur do t’i thotë bota ndal kësaj mizorie”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button