Fondacioni “Open Society” i Soros përfundon misionin në Hungari

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të miliarderit George Soros ka përfunduar misionin e tij në Hungari, duke e akuzuar Budapestin për shtypje të shoqërive civile. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka përsëritur disa herë duke e kritikuar Sorosin për ndërhyrje në politikat e brendshme.

“Të ballafaquar me një shtypje gjithnjë e më të madhe politike, Fondacioni Shoqëria e Hapur do të zhvendoshet nga Budapesti në drejtim të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit”, konfirmon grupi i miliarderit.

Patrick Gaspard, presidenti i Fondacionit Shoqëria e Hapur tha se “puna jonë është denigruar dhe keqinterpretuar”, ndërsa shtypja ndaj shoqërisë civile po “bëhet për hir të interesave politike”.

Vendimi i grupit është ndërmarrë duke u bazuar në politikat që është duke i përgadit legjislativi i Hungarisë i quajtur si “paketa stop Soros”, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e ka sulmuar disa herë miliarderin Soros duke e akuzuar atë se ai po përgadit që të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare duke ndihmuar grupet opozitare.

“Unë e di se ata nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, ata do të bëjnë gjithçka për të zhvlerësuar fitoren tonë, ata kanë burime të pakufizuara financiare”, tha Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button