Turqia përjashton ambasadorin e Israelit

Shteti i Turqisë ka kërkuar nga ambasadori i Izraelit në këtë vend që të largohet për disa kohë nga Turqia.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar ambasadorin izraelit, Eitan Na-eh, se do të ishte mirë për të që të kthehej në vendin e tij për disa kohë.

Kjo ministri ka larguar ambasadorin në fjale në shenjë proteste për përdorimin e dhunës nga forcat izraelite kundrejt palestinezëve, dhe vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadën e tyre në Jerusalem.

Turqia gjithashtu sot ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button