fbpx

Edhe Amdi Bajrami do të hyjë në Qeveri, do të marrë disa drejtori

Lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, i cili më herët ka qenë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM, ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Kemi arritur marrëveshje me Lëvizjen BESA të Afrim Gashit, PDSH-në dhe Amdi Bajram, i cili ka vepruar si deputet në muajt e fundit”, tha Zaev, duke shtuar se Bajram nuk do të fitojë ministri, por siç tha, përgjegjësi në pozita tjera.

Përndryshe, Bajram ka qenë gjatë kohë me VMRO-DPMNE-në, por ia ka kthyer shpinë pasi që partia humbi në zgjedhjet lokale. Bajram, në të kaluarën ka qenë kritikues i ashpër i LSDM-së, madje në disa raste ai ka përdorur gjuhë të urrejtjes kundër liderit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button