Jerusalemi në krizë e gjithë bota njerëzore në krizë

Nëse Jerusalemi është në krizë e gjithë bota njerëzore do jetë në krizë, qytet qendror i qetësisë dhe krizës tokësore, njerëzore, religjioze-fetare, i paqes dhe luftës botërore, është ky vend.

Rrjedha e këtij qyteti është qiellore, vjen nga lartë poshtë, është metafizike, religjioze, fetare e shpirtërore. Qytet i vendbanimeve hyjnore, i të gjitha librave të shenjta fetare, i profetëve, pejgamberëve më të respektuar e të madhit Zot-Allah. Jo vetëm kaq, aty rrjedhin historitë e të gjitha feve: krishtere, jude-izrailite, myslimane; historitë e të gjithë profetëve: Mojsiut-Musait, Abrahamit-Ibrahimit, Solomoni-Sulejmani, Josefit-Jusufit, Mesiut-Krishtit-Hisusit-Hisait; Muhamedit.

Pra, Jerusalemi sa është i vlefshëm për izraelitët e Mojsiut të Dhiatës së vjetër, aq është i vlefshëm dhe për krishterët e Hisusit-Hisait të Dhiatës së re, po dhe më shumë i vlefshëm për Kuranin e Allahut dhe islamin e Muhamedit. Kujdes botë e çmendur njerëzore!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button