Qeveria: Në krahasim me Gruevskin, Zaev harxhon tre herë më pak për rrogat e këshilltarëve

Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka pasur 91 këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm për të cilët ka ndarë 1.73 milionë euro, publikoi sot Shërbimi për Informim i Qeverisë, pas reagimeve të shumta në opinion në lidhje me vendimet e kryeministrit Zoran Zaev për emërimin e disa personave që të jenë këshilltarë në kabinetin e kryeministrit, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë i ndjek parimet e transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj dhe në atë drejtim informon se këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev, janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë, ndërkaq pyetjet nëpër media lidhur me numrin e tyre edhe aktivitetet e tyre ditore bëhen në baza ditore. Me qëllim që opinioni të bëjë krahasim me punën e qeverisë paraprake, ua prezantoj harxhimet për rroga të 91 këshilltarëve dhe punëtorëve të jashtëm të Nikolla Gruevskit – të cilat kanë kapur vlerën pre 1.73 milionë euro”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Ata theksojnë se shuma e cila është harxhuar për rroga, është tre herë më e vogël se shuma të cilën tani e harxhon qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button