Policia gjermane kap në pako bananesh 1 ton kokainë, shumica e 12 të arrestuarve janë shqiptarë

Policia gjermane në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke sekuestruar afro një ton kokainë.

Sipas asaj që raporton Zyra shtetërore e Policisë, këtë të hënë, janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë, transmeton Top Channel.

Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është trafikuar me kuti bananesh drejt Gjermanisë.

“Përgjatë hetimit, sasi të ndryshme kokaine janë sekuestruar në North Rhine-Westphalia dhe Hamburg”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bavareze.

Të arrestuarit kanë lidhje me një seri gjetjesh kokaine në supermarketet bavareze në shtator të vitit 2017, kur pako kokaine me të paktën 100 kg secila u zbuluan në 10 markete të ndryshme.

Specialistët theksojnë se rrjeti i trafikut mund të ketë shitur deri në 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Hetuesit flasin për një goditje “të ndjeshme” kundër trafikut të drogës, por më shumë detaje do të japin ditën e mërkurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button