Thaçi e pranon se ka gjasa që ai e Vuçiq të ulen në një takim me Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pyetur në Zona B në Klan Kosova se a ka gjasa që ai të ketë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e kancelares gjerman, Angela Merkel.

Presidenti e ka pranuar se një takim i tillë ka shumë mundësi të ndodhë.

“Edhe mund të ndodhë”, ka deklaruar Thaçi.

“Do të ishte diçka e mirëseardhur, do të ishte një mesazh shumë i fuqishëm se duhet të lëvizet më shpejt”.

“Natyrisht duke kërkuar nga ne përgjegjësi, tanimë të gjithë e kanë kuptuar se zgjidhja përfundimtare nënkupton një stabilizim përtej dy shteteve tona, por një stabilitet rajonal”.

“Kemi diskutar me Merkel edhe për Samitin e Sofjes dhe Merkel ka punuar që Kosova të jetë në këtë samit njëjtë si të gjitha shtetet. Kosova tani përfaqësohet sikur vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu ajo që dua të theksoj është se Merkel do të marrë pjesë, pasi samiti nuk do të kishte kuptim pa prezencën e saj”.

“Për mua nuk paraqet ndonjë problem të takohem (me Vuçiq), natyrisht se do të jemi në një sallë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button