Turqia kundër SHBA: Humbi statusin e negociatorit në Lindjen e Mesme

Turqia ka reaguar në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Presidenti Erdogan thotë se ky vendim i heq Uashingtonit statusin e negociatorit në Lindjen e Mesme, transmeton Top Channel. 

“Shtetet e Bashkuara humbën statusin e tyre si negociatorë potencialë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme me zhvendosjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem. Ndjej keqardhje për këtë vendin dhe duket se po jetojmë në periudhat e errta para Luftës ë Dytë Botërore”, deklaroi Erdogan.

Komentet e Presidentit turk u bënë nga Londra, ku ndodhet për një vizitë zyrtare treditore.

Ndërkohë, në Ankara ka komentuar Kryeministri Bekir Bozdag, që u tregua edhe më i ashpër se Erdogan.

“SHBA ndan po aq përgjegjësi sa Izraeli në masakrën e civilëve në kufirin e Gazas, ku kanë mbetur të paktën 40 të vrarë nga zjarri izraelit”, deklaroi ai në Tëitter.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushoglu nga ana tjetër thotë se dënimi i masakrës nuk mjafton, ndërsa zhvendosjen e ambasadës e cilëson në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe rezulotën e dhjetorit të miratuar në OKB.

“E dënojmë fort vendimin e administratës amerikane. Lëvizja e ambasadës është ligjërisht nul, i pavlefshëm dhe kundër rezolutave të OKB. Theksojmë se ky hap, që shpërfill të drejtat legjitime të palestinezëve nuk i shërben paqe, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit”, deklaroi ai përmes një komunikate të shpërndarë për mediat.

Hapet ambasada amerikane në Kuds

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button