Dënohet me burg gjinekologu i cili ka gënjyer pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu Nikolla Damçevski i cili nëntë muaj ka gënjyer një paciente se është shtatzënë, nga Gjykata Themelore Shkupi 1 sot është dënuar me një vjet e gjysmë burg dhe i është bërë ndalim për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje prej tetë viteve, transmeton Portalb.mk.

Damçevski para gjykatës e ka pranuar fajin.

“Nuk jemi të kënaqur nga dënimi. Veçanërisht duke pasur parasysh specifikën e veprës penale dhe për mënyrën në të cilën janë bërë vepra penale nga ana e të akuzuarit. Në procedurën e mëtejshme do t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike në drejtim të kënaqjes së privatizimit dhe në drejtim të parandalimit që veprat e tilla të ngjashme të mos ndodhin”, deklaroi Irena Frçkovska, avokatja e të akuzuarit.

Aktakuzë për gjinekologun i cili ka gënjyer pacienten se është shtatzënë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button